Categorized | Agjencionet Turistike

Valixhet e tejmbushura të femrave për pushime

Prej kohësh meshkujt janë mahnitur nga sasia e veshjeve që femrat marrin me vete në pushime dhe kanë parë me dëshpërim se sa para i ka kushtuar ky tejkalim i peshës së lejuar në aeroporte. Për të mos llogaritur kohën e nevojshme për paketim, shpaketim në hotel dhe përsëri paketim për t’u nisur në shtëpi. Por tashmë është zyrtare: Femrat marrin me vete më shumë se sa u duhet. Shumica e femrave veshin vetëm një nga tre rroba që kanë marrë me vete në valixhen e pushimeve. Sasia e sendeve që mund t`i duhet një femre është 57, për pushimet që zgjasin nga 2-3 javë. Pavarësisht kësaj, femrat paketojnë plot 150 sende, duke filluar që nga: fundet, bluzat, veshmbathjet, rrobat e banjos, takat dhe pizhamet.

baggage

Për më tepër, e lënë dy të tretën e përmbajtjes së valixhes të paveshur. Kur u pyetën, 79 për qind e femrave pranuan se merrnin me veten sende ekstra, me shpjegimin ‘vetëm në rast se’. Përveç rastit të veshjeve për të përballuar çdo skenar të mundshëm, femrat në studim pohuan se merrnin me vete më shumë krem kundër diellit, tualet dhe shampo, se sa mund t`i duhej për kohëzgjatjen e pushimeve. Rreth një e treta e grave të pyetura thanë se ishin ngarkuar me pagesë shtesë teksa udhëtonin, për shkak të tejkalimit të peshës së lejuar të bagazheve. Nga këto femra, gjysma e tyre pranon se e kishte gënjyer partnerin për peshën e valixheve të saj përpara se të niseshin për në aeroport, nga frika se mos ai mund t`i kërkonte të hiqte sendet e panevojshme në dukje.

Femrat e planifikojnë gardërobën e tyre të pushimeve muaj më parë, me fustane të reja, këpucë, rroba banjo dhe aksesorë të tjerë. Edhe pse valixhet mund të jenë të mbushura me artikuj të rinj, përsëri femrat preferojnë të marrin me vete edhe veshjet e tyre të preferuara, të cilat i kanë pasur prej kohësh. Ato i mbushin valixhet me veshje shtesë, për t`i pasur rezervë në raste të mundshme, që në shumicën e rasteve nuk ndodhin kurrë. Paketimi i veshjeve dhe aksesorëve me të cilat mund të kalosh rehat një muaj të tërë, nuk është i mjaftueshëm për disa femra. Mbi gjysma e atyre që u pyetën nga kërkuesit, deklaruan se do të ishin të lumtura nëse do të blinin veshje të reja në vendin ku po qëndronin me pushime.

Femrat janë të prirura të marrin me vete në pushime sende të dashura për to. Duke ditur se kanë me vete sende të marra nga shtëpia, ato ndihen më të sigurta dhe më rehat në vendin e pushimeve. Disa njerëz e shohin udhëtimin si stresues, veçanërisht kur nuk janë të sigurt nëse do t`i gjejnë komfortet e shtëpisë në vendin ku po shkojnë. Paketimi i ekzagjeruar i ndihmon femrat të luftojnë këtë gjendje stresi dhe të pakësojnë mungesën e sigurisë. Veshjet e ditës, sipas studimit, ishin ato që mbeteshin më shumë të paveshura nga femrat. Kjo ndodh për arsyen se gjatë pushimeve, njerëzit e kalojnë shumicën e kohës me rroba banjo, në pishinë ose në plazh dhe mbulohen paksa vetëm kur shkojnë për të ngrënë vaktet ose për shëtitje të shkurtra.

Aksesorë, si: kapele, pizhame, këpucë, bizhuteri, çanta dhe syze dielli, zënë shumicën e hapësirës në valixhe, kur vetëm shumë pak prej tyre do ta shohin ndonjëherë dritën e diellit gjatë qëndrimit në resort. Sikur të mos mjaftonte kjo, më shumë se gjysma e femrave e planifikojnë me saktësi çantën e tyre të dorës, duke marrë me vete në miniaturë gjithçka që përmbajnë valixhet e mëdha, në rast se ato humbasin gjatë transportit. Nga ana tjetër, meshkujt paketojnë shumë më pak veshje. Për një periudhë dy-javore pushimesh, meshkujt marrin me vete vetëm 40 sende të nevojshme.

Kohët e fundit, Paris Hilton u shfaq në Ibiza me 19 valixhe, që përmbanin gjithçka që i duhej për pushimet e saj verore.

Leave a Reply

Rezervo Bileten

Recent Search Terms

bileta turqi shqiperi, bileta avioni me ulje cmimi, agjensi turistike me avion per athine, bilet udhtimi nga gjermania ne kosov, dt 11 2017 trageti dures bari, transporti i avjonave, athin- sarand autobus araret e nisjes, linj atobuzi athin sarand, voli verona tirana, bileta avioni te lira, erlitrevell bileta avioni tiran napoli vajtje ardhje, zyrat e alitalia ne shqiperi, vajtje ardhje cmimi bilete avioni, pronotim bilete vajtje ardhje shqipri greqi cmimi, pronotim bilete shqipri greqi cmimi, agjenci fluturimesh torino tirana, alvavel elbasan cmim, agjencia udhetimi ne lushnje, aier albania, linjat tiran athin, linjat selanik athin, orar avioni nju jork- stamboll date 06 dhjetor 2017, kompanija e biletave myzku, blu panorama bileta avioni për muajin janar 2018, 18 12 2017 bilet avioni tiran-rodos, linj avionash per usa, bileta avjoni 2017, bileta avjoni, bileta autobuso durres napoli, bileta avioni shqiperi itali, bileta avioni, bileta avioni tirane milano, 2017 bileta tirane suedi, biletAt tiran piza, bileta avioni selanik brussels, bileta avioni te lira nga selaniku bruksel lahanasi, bileta avioni te lira nga shiprija belgjik, bileta te lira nga londra ne tirane, bileta udhetimi tirane frankfurt, linjat me te lira ajrore, biletat e avionit tirane verona, bileta avjoni per stokoln, fotografit e avionave, avioni ne prishtin, Tirana international Airport, yhs-fh_lsonswrow, bileta avjoni greqi, oraret e fluturimeve rinas, bileta avioni tirane cuneo dhjetor 2017, bileta avioni rinas bari