Categorized | Agjencionet Turistike

U ndalua nga policia e Rinasit me vizë kubane, fiton dëmshpërblim

Gjykata ka pranuar t’i japë rreth 50 mijë euro. Policia dyshonte se dokumentet ishin të falsifikuara

Dyshonin se do të shkonte ilegalisht në SHBA nëpërmjet Kubës, e bllokojnë në aeroport, dhe pas padisë për dëmshpërblim, policia e Rinasit është gjobitur me rreth 5 mijë euro. Kjo është historia e Alban Kastratit, i cili është kapur në vitin 2010 në Rinas, pas dorëzimit të dokumenteve përkatëse për të shkuar në Kubë. Për këtë çështje, agjentët e policisë e kanë shoqëruar në dhomat e izolimit, ndërsa çështja shkoi edhe në prokurori.

cuba-tourist-card

Pas hetimit, prokuroria evidentoi se më datë 5 korrik 2010, rreth orës 04:50 është bllokuar në dalje në kohën që do të udhëtonte në linjë ajrore, shtetasi Alban Kastrati nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe më pas për në drejtim të shtetit kuban. Në këtë udhëtim, Kastrati kishte me vete dokumentacionin përkatës: pasaportë shqiptare biometrike, vizë kubane, biletë udhëtimi elektronike, rezervim hoteli në shtetin kuban, mandat-pagese bërë pranë një shoqërie turistike. Të gjitha këto dokumente ishin në emrin e tij. Viza kubane që dispononte Kastrati nga shërbimet e policisë te kabinat e daljes për jashtë territorit të Shqipërisë, është dyshuar si e falsifikuar. Ky dyshim, për policinë kufitare të Rinasit bazohej edhe mbi bazën e procesverbalit të laboratorit të ekzaminimeve të dokumenteve në Rinas.

Në lidhje me faktin e sigurimit të dokumentacionit, në deklarimin e tij ai ka shpjeguar se ai të gjithë dokumentacionin e ka siguruar nga shoqëria turistike dhe nuk kishte dijeni se në çfarë forme dhe mënyre kjo shoqëri i siguronte vizat kubane. Sipas aktit të ekspertimit teknik të këtij dokumenti është konkluduar se modelari vizë kubane “VIZA-TARJETA DEL TURISTA” në emër të Alban Kastratit paraqet parametra teknikë dhe elemente sigurie konform standardeve. Për sa më sipër, nga hetimi dhe provat shkencore nuk provohet fakti që dokumenti të jetë i falsifikuar e për rrjedhojë mungon ana objektive e veprës penale. Në këto rrethana çështja, sipas akuzës, duhet të pushohet, sepse mungojnë elementet e veprës penale.

Pas këtij vendimi, Kastrati i është drejtuar gjykatës me padi objekt gjykimi për të kërkuar shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor. Megjithatë, në gjykatë, Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, tha se vendimi për ndalimin e tij nga ana e oficerëve të policisë kufitare është më se i drejtë dhe i rregullt, kjo, pasi ndalimi i tij është i justifikuar, pasi dokumentacioni i tij ishte dyshues dhe për pasojë është bërë ndalimi i tij për kontroll më të imtësishëm dhe më të specializuar të dokumentacionit të tij.

Megjithatë, gjykata çmoi se rasti objekt shqyrtimi është një rast përgjegjësie për dëmshpërblim nga dëmi jashtëkontraktor dhe pala e paditur është përgjegjëse për të mbuluar dëmet që i ka ardhur paditësit nga faji i punonjësve të institucionit, ku nga provat e administruara në gjykim është e provuar se paditësi nuk ka kryer asnjë falsifikim të dokumenteve, por është pajisur në agjenci me vizë dhe dokumente udhëtimi. Kjo, e vërtetuar nga prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata thotë se i është referuar Kodit Civil, ku në një nen theksohet se: “Personi që në mënyrë të paligjshme dhe me faj i shkakton tjetrit një dëm në personin ose pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar”. Sipas vendimit, dëmi ekziston, pasi paditësi ka pësuar një dëm duke humbur jo vetëm vlerën monetare prej 3345 eurosh, por duke iu prishur e gjithë rrjedhshmëria e veprimeve të tij familjare, duke u cenuar jeta e tij private, si dhe nderi dhe personaliteti i tij. Dëmi i shkaktuar është si rezultat i veprimeve të paligjshme. Në këtë rast janë veprimet në kundërshtim me ligjin, konkretisht si rezultat i procedimit penal të filluar nga pala e paditur pa pasur provat e mjaftueshme. Rezulton të jenë cenuar e drejta dhe liritë themelore të paditësit që i kanë shkaktuar cenim të nderit dhe personalitetit të paditësit.

“Duke qenë se plotësohen të gjitha elementet e përgjegjësisë juridiko-civile, të shkaktimit të dëmit pasuror jashtëkontraktor gjykata arrin në përfundimin se paditësi duhet të dëmshpërblehet. Dëmshpërblim i cili në përcaktimin e shumës duhet të vërë në vend marrëdhëniet e shkelura që lidhen me lirinë e personit, nderin, dinjitetin, personalitetin, moralin, integritetin, besimin, jetën private dhe shëndetin, që janë të drejta themelore të cilat janë të padhunueshme, të pandashme dhe të patjetërsueshme të njeriut”, pohon gjykata, duke pohuar se arrin në konkluzionin se pala e paditur, Komisariati i Policisë së Rinasit, të dëmshpërblejë paditësin në shumën 36171 euro, si dhe interesat. Gjithashtu, ky komisariat t’i dëmshpërblejë për dëmin jo pasuror në shumën prej 100 000 lekësh.

Leave a Reply

Rezervo Bileten

Recent Search Terms

bileta turqi shqiperi, bileta avioni me ulje cmimi, agjensi turistike me avion per athine, bilet udhtimi nga gjermania ne kosov, dt 11 2017 trageti dures bari, transporti i avjonave, athin- sarand autobus araret e nisjes, linj atobuzi athin sarand, voli verona tirana, bileta avioni te lira, erlitrevell bileta avioni tiran napoli vajtje ardhje, zyrat e alitalia ne shqiperi, vajtje ardhje cmimi bilete avioni, pronotim bilete vajtje ardhje shqipri greqi cmimi, pronotim bilete shqipri greqi cmimi, agjenci fluturimesh torino tirana, alvavel elbasan cmim, agjencia udhetimi ne lushnje, aier albania, linjat tiran athin, linjat selanik athin, orar avioni nju jork- stamboll date 06 dhjetor 2017, kompanija e biletave myzku, blu panorama bileta avioni për muajin janar 2018, 18 12 2017 bilet avioni tiran-rodos, linj avionash per usa, bileta avjoni 2017, bileta avjoni, bileta autobuso durres napoli, bileta avioni shqiperi itali, bileta avioni, bileta avioni tirane milano, 2017 bileta tirane suedi, biletAt tiran piza, bileta avioni selanik brussels, bileta avioni te lira nga selaniku bruksel lahanasi, bileta avioni te lira nga shiprija belgjik, bileta te lira nga londra ne tirane, bileta udhetimi tirane frankfurt, linjat me te lira ajrore, biletat e avionit tirane verona, bileta avjoni per stokoln, fotografit e avionave, avioni ne prishtin, Tirana international Airport, yhs-fh_lsonswrow, bileta avjoni greqi, oraret e fluturimeve rinas, bileta avioni tirane cuneo dhjetor 2017, bileta avioni rinas bari