Tag Archive | "bileta avioni me belleair"

Belle Air – Me ne udhëtojnë të gjithë!

Belle-Air-Albania-0

BELLE AIR është një shoqëri tregtare me kapital tërësisht shqiptar, e krijuar në vijimësi të një nisme biznesi familjar prej vitit 1992, e cila, në mënyrë modeste e me përkushtim, ka ndërtuar dhe zhvilluar një kompani ajrore të suksesshme duke filluar nga viti 2005 deri më sot.

Misioni ynë është të krijojë linja të rregullta ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe destinacioneve Europiane, duke u bërë kompania më e preferuar nëpërmjet ofrimit të mundësive të udhëtimit për të gjithë grupet shoqërore e të gjitha moshat, emigrantë e turistë, të punësuar e biznesmenë, shqiptarë e të huaj si dhe rritjes së transportit ajror me standartet më të larta të Cilësisë e të Sigurisë ajrore.

Kemi arritur ta realizojmë misionin tonë duke ofruar 24 linja të rregullta ajrore nga aeroporti i Tiranës, duke vënë në dispozicion 7 avionë të gjeneratës së fundit. Kemi transportuar në këto linja mbi 830 mijë pasagjerë në vit, duke konkuruar suksesshëm mes 12 kompanive te tjera ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, si Austrian Airlines, Alitalia, Air One, British Airways, Lufthansa, Turkish Airlines, Olympic Air, Jetairfly etj.

Bellair-tirana-1

BELLE AIR është një faktor i rëndësishëm social dhe ekonomik në Shqipëri. Renditur midis 10 bizneseve më të mira Shqiptare aktiviteti i Belle Air ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte në rritjen e PBB, duke sjellë një efekt zinxhir në aktivitetet ekonomike të lidhura me aktivitetin e Belle Air.

Në një xhiro vjetore mbi 100 milion EUR, mbi 90% e shpenzimeve vjetore të kompanisë i përkasin zërave të: shpenzimeve të pagave dhe kontributeve shoqërore, shërbimeve dhe taksave aeroportuale, taksave të pasagjëreve, shpenzimeve për karburant, qerave operacionale e financiare dhe zërave të mirëmbajtjes së flotës, te cilat garantojnë sigurinë e vazhdueshme dhe përputhshmërinë me standartet e enteve rregullatore europiane dhe vendase.

Mbi 70% e këtyre shërbimeve dhe pagesave kryhen brenda Shqipërisë duke patur ndikim direkt mbi të ardhurat e buxhetit të shtetit nga taksat, mbi të ardhurat e Aeroportit Nënë Tereza, mbi të ardhurat e qindra agjencive që operojnë për Belle Air si dhe mbi shumë aktivitetete dhe biznese të tjera të ndërlidhura.

Belle Air-2

Belle Air ka të punësuar në Shqipëri rreth 400 punonjës, ku 85% është staf shqiptar, i motivuar e cilësor e faktor kyç për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë. Ne investojmë vazhdimisht për trajnimin dhe kualifikimin e tyre duke synuar gjithashtu krijimin e një brezi profesionistësh në industrinë e aviacionit civil, të munguar gjatë dekadave të shkuara. Ne aplikojmë një politikë të ndershme dhe transparente punësimi dhe promovimi të stafit e cila nuk diskriminonon asnjë përkatësi etnike, fetare apo politike.

Belleair-Albania-3

Në të ardhmen e afërt BELLE AIR planifikon shumë projekte të tjera në Shqipëri të lidhura me industrinë e Aviacionit e të Turizmit, që do sjellin të tjera punësime, më shumë profesione të reja, më shumë të ardhura për punonjësit dhe familjet e tyre dhe rrjedhimisht më shumë kontribute në taksa dhe tatime për shtetin.

Në vitin 2012 Belle Air është renditur e 45-ta nga 50 kompanitë më të mira në botë anëtare të IATA përsa i përket fitimit operacional. (WATS 2012, Top 50 Airlines).

Belleair-4

 

Incoming search terms:

Posted in Belle AirComments (0)


Rezervo Bileten

Recent Search Terms

sa kushton biletat shqiperi selanik, bileta avioni malpensa tirana, bileta avioni, bileta te lira avioni, bileta avioni te lira, bileta avioni bergamo tirana cmimi 25 shkurt 1018, bileta avioni tiran bergamo, linja direkte nga tirana per ne greqi 2018, bilete avioni blu ekspres tirane verona nje person vajtje date 16, detroit vjene tirane round trip, axhensi turistike ne tirane, bileta avioni tirane ljubjane, Bileta avjoni Athine Tirane, largesia tirane - prishtin, avione nga croazia ne tiran, Linja ajrore verona-tirana 06 02 2017, fluturime nga londra ne tirane qershor 2018, agjensia e udhetimeve, agjensi udhetimesh, bileta avjoni itali norvegji, sa vlen nje bilet avjoni per gjermani, avjon, bileta tiran prag, tirane heraklion bileta avioni, poloni m@hotmail it mail, bilet per gjermani shkurt 2018, tirane paris oraret e avionave, agjensi udhetimesh me avion, bileta avioni tirane-milano, numri I telit ajropoti tirana, agjensi tristike ne vlore, aeroporti rinas oraret, Blu Panorama Tirane Milano muaji Qershor, oferta udhetimi me avjon per muajin shkurt, fluturime direkte per ne rodos 2018, bileta te lira ajrore Budapest- Podgorice, bilet avioni bolonj tiran, agjensi udhetimi tiranr ancona, bilet avioni torino tirana, bileta e aeroplanit për shtutgart, xania tiran bileta avioni, rinas gjermani biletat, sa kushton bilaeta milani torana, @yahoo, kalemi travel bileta avjoni, bileta avioni athine tiran data 9 deri 12, bileta autobusi shkoder itali, konkurrenca monopolistike ne shqiperi, bileta avioni per itali cmimet, aeroporti franfurt ne gjermani