Shkurt 2013: Rregjistrohet numri më i lartë i vizitorëve në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

• 90.000 vizitorë në një normë prej rreth 3.200 vizitorë në ditë
• Rekordi më i lartë shënohet në 6 shkurt me 5.100 vizitorë

Pavarësisht se është muaji më i shkurtër i vitit, shkurti i 2013-ës regjistroi rreth 90.000 vizitorë në faqen zyrtare të internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Ky është numri më i lartë i vizitorëve të regjistruar gjatë tetë viteve të fundit të aktivitetit të kompanisë, sipas statistikave mujore.

“Ne jemi shumë të kënaqur që shumë pasagjerë, shqiptarë dhe të huaj, kanë vizituar faqen tonë të internetit. Numri i madh i vizitorëve lidhet me shërbimin e kohës reale që kemi ofruar nga viti i kaluar në një sistem më modern, për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë” tha Z. Rolf Castro-Vasquez, shefi i Operacioneve në TIA.

Të dhënat tregojnë një mesatare prej 3.200 vizitash në ditë gjatë muajit shkurt. Klikimet kulmojnë me më shumë se 5.100 vizita të regjistruara në 6 shkurt, gjatë ditëve kur dëbora e madhe çoi në ndërprerje të fluturimeve në Evropë.

Sipas statistikave të publikuara nga TIA, gjatë vitit 2012, faqja zyrtare online e kompanisë ka pasur rreth 950.000 vizitorë. Ndërkohë, totali i faqeve te klikuara për vitin 2012 shënon mbi 1.8 milionë faqe.

airport tirana

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është përpjekur vazhdimisht për të përmirësuar udhëtimin e pasagjerëve, duke investuar në një biznes me zgjidhje inteligjente informimin në kohë reale nëpërmjet internetit, për fluturimet në aeroport apo vonesat e mundshme. Numri i madh i klikimeve të vizitorëve online nxit TIA-n për të hetuar mundësi të mëtejshme për të komunikuar me publikun apo për të ofruar shërbime të ndryshme nëpërmjet faqes së internetit.

“Është e qartë se ka një dëshirë të fortë mes kompanisë tonë, operatorëve dhe kompanive të fluturimit për të kontribuar në përvojën më të mirë të mundshme për pasagjerët tanë. Prandaj, ne do të informojmë nëpërmjet faqes së internetit çdo kënd në lidhje me të rejat që ofron TIA, qoftë pasagjer, qoftë kompani biznesi,” shtoi z Castro-Vasquez.

Leave a Reply

Rezervo Bileten

Recent Search Terms

bileta turqi shqiperi, bileta avioni me ulje cmimi, agjensi turistike me avion per athine, bilet udhtimi nga gjermania ne kosov, dt 11 2017 trageti dures bari, transporti i avjonave, athin- sarand autobus araret e nisjes, linj atobuzi athin sarand, voli verona tirana, bileta avioni te lira, erlitrevell bileta avioni tiran napoli vajtje ardhje, zyrat e alitalia ne shqiperi, vajtje ardhje cmimi bilete avioni, pronotim bilete vajtje ardhje shqipri greqi cmimi, pronotim bilete shqipri greqi cmimi, agjenci fluturimesh torino tirana, alvavel elbasan cmim, agjencia udhetimi ne lushnje, aier albania, linjat tiran athin, linjat selanik athin, orar avioni nju jork- stamboll date 06 dhjetor 2017, kompanija e biletave myzku, blu panorama bileta avioni për muajin janar 2018, 18 12 2017 bilet avioni tiran-rodos, linj avionash per usa, bileta avjoni 2017, bileta avjoni, bileta autobuso durres napoli, bileta avioni shqiperi itali, bileta avioni, bileta avioni tirane milano, 2017 bileta tirane suedi, biletAt tiran piza, bileta avioni selanik brussels, bileta avioni te lira nga selaniku bruksel lahanasi, bileta avioni te lira nga shiprija belgjik, bileta te lira nga londra ne tirane, bileta udhetimi tirane frankfurt, linjat me te lira ajrore, biletat e avionit tirane verona, bileta avjoni per stokoln, fotografit e avionave, avioni ne prishtin, Tirana international Airport, yhs-fh_lsonswrow, bileta avjoni greqi, oraret e fluturimeve rinas, bileta avioni tirane cuneo dhjetor 2017, bileta avioni rinas bari