Categorized | Agjencionet Turistike

SHEN VALENTINI NE ITALI-FRANCE-SPANJE

Dita 1: Tirana – Milano – Nice

Takimi me guiden tone ne aeroportin e Tiranes
Udhetimi me avion per ne qytetin e Milanos
Mberritja ne Milano dhe pritja nga partneret tane.
Program panoramik – Milano
Fillimisht ndalojme autobusin dhe do kemi mundesi te vizitojme: keshtjellen Castello Sforzesco
si edhe sheshin Piaza del Castelo. Me pas duke ecur ne kembe do t’i drejtohemi sheshit historik te
Duomos, ku ne pamje te pare te bie ne sy Katedralja, e cila permban me shume se 3200 statuja. Me pas
do t’i drejtohemi dhe tunelit kryesor ose sic quhet ndryshe Galerina Viktor Emanueli i II. Ne fund te galerise
ndodhet sheshi La Scala, nga ku shihet qarte Teatri i famshem La Scala, Bashkia e qytetit dhe ndertesa te tjera
me rendesi historike dhe kulturore
Me pas udhetimi yne do te vazhdoje nga Ventimilja per ne Nice.

Akomodimi ne hotel

Dita 2: Nice – Marseje – Barcelone

Mengjesi ne hotel.
Me pas nisemi drejt qytetit te Marsejes, i cili karakterizohet si qyteti portual me stil te vecante, ku te bien ne sy
ndertesat karakteristike shumevjecare. Ndalesa e radhes do te jete prane Portit te Vjeter te qytetit. Pikerisht aty ndodhet
edhe stacioni baze Funicular me ane te se cilit mund te ngjitemi drejt katedrales Notre Dame de la Garde
(Bazilika e ndertuar per te ofruar mbrojtje per detaret dhe peshkataret). Ne kete pike panoramike kemi mundesi te shohim
ishullin e famshem te Kontit Monte Cristo, per te cilin vendasit krenohen. Mundesi per kohe te lire per relaks
per te eksploruar qytetin ne menyre individuale, si edhe per te shijuar dreken ne nje nga restorantet buze portit,
ku sugjerimet e guides tone nuk do te mungojne.
Udhetimi drejt Barcelones.

Mberritje ne mbremje Barcelone dhe akomodimi ne hotel.

Dita 3: Barcelone

Mengjesi ne hotel
Vizite panoramike ne lagjen gotike dhe me te vjeter te Barcelones ku do te bie sy arkitektura e vecante e ndertesave
qe datojne qe nga mesjeta disa prej te cilave deklaruar si pjese e trashegimise boterore. Ndalesa jone e pare do te jete
ne parkun Guell, nje ndertim i arkitektit me te famshem te qytetit Antoni Gaudi, ne kete shesh ndodhet edhe
shtepia e arkitekti. Pas kesaj ndalese, teksa pershkuajme qytetin, te bie ne sy ndertesa e famshme Casa Mila
forma e se ciles ngjason me fundin e detit. Vizita vazhdon ne Sagrada Familia, katedralen e madhe te ndertuar
ne stilin gotik me nje arkitekture qe dhe sot cilesohet shume moderne por qe nuk u arrit te perfundohej nga arkitekti i saj.
Edhe ne ditet tona kjo katedrale eshte ende ne ndertim. Teksa vizitojme qytetin nuk do te humbasim mundsine
per te pare edhe monumente te tjera te qytetit si Monumenti i Kolombos, Harku i Triumfit etj.
Perfundojme viziten tone ne Sheshin Catalunia. Kohe e lire per dreken, e cila eshte fakultative

Akomodimi ne hotel

Dita 4: Barcelone

Pas Mengjesit ne hotel nisim programin
Barcelona Olimpike:
Udhetimi ne fshatin Olimpik do te filloje ne Placa de Voluntaris (Sheshin e Vullnetareve) perballe saj qendrojne edhe
dy kullat kryesore. Turi do te vazhdoje drejt Parkut te Portit Olimpik ku do te mund te shihni disa nga godinat me te
vecanta, godina te vendosura ne rrugen Carrer de Rosa Sensat te ndertuara nga Arkitekti Helio de Pinon i cili ka fituar
cmime te famshme ne Arkitekture fale punes se tij. Me pas do i drejtohemi Carrer de Salvador Espiru ku do te shijojme
bukurite e ketij parku. Kohe ne dispozicion per dreken fakultative dhe mbasdite e lire

Akomodimi ne hotel

Dita 5: Barcelone – Kane – Nice

Mengjesi ne hotel dhe me pas kthehemi drejt qyteti te Nices.
Ne udhetim do te kemi mundesi per ndalesa panoramike dhe ne qytetin e Kanes, qytetet i cili mbart mbi vete vlerat e artit
si dhe Teatrin e famshem te festivalit te filmit.
Gjate rruges do kemi mundesi per ndalesa te shkurtra per fotografi dhe per te shijuar peisazhet panoramike
Dreka do te jete fakultative dhe mberritja ne mbremje ne Nice
Kohe e lire ne dispozicion

Akomodimi ne hotel

Dita 6: Nice – Monaco ( Monte Carlo ) – Genova

Pas mengjesit dhe check-out ne hotel fillojme viziten panoramike e qytetit te Nice-s, France.
Vizita do te filloje me Keshtjellen e cila ofron nje pamje te jashtezakoneshme te Gjirit te Engjejve dhe Qytetit te Vjeter,
portit dhe do te admirojme godinat fantastike te ndertuara me stilin Gjenovez, vizita vazhdon me nje panorame te pallatit
Garibaldi dhe Galerise Promenade des Arts ku ndodhen edhe Muzeu i Artit Modern, Libraria Sosno
Me pas nisemi drejt Montecarlos
Vizite panoramike ne Monaco dhe qytetin e Montecarlos (qyteti i kazinove dhe i jahteve).
Vizita do te filloje me nje pamje panoramike te Villefranche e cila eshte nje nder zonat me te bukura
dhe me pas do te vazhdojme drejt qendres se qytetit ku do te kemi mundesi te vizitojme Pallatin Mbreteror,
ku nderrimi i rojeve eshte nje moment shume interesant !
Me pas relaksohemi dhe te pushojme ne baret dhe kohe e lire. Me pas nisja drejt Genovas
Program panoramik i qytetit antik te Genovas
Gjate rruges do te kemi mundesi per ndalesa duke shijuar panoramat e qytetit te Genova-s ne portin antik dhe shtepine e
Kolombos.
Pastaj nisemi drejt aeroportit internacional te Genovas
Udhetimi per ne Tirane

Kthimi ne Tirane

LUMA-AL sh.p.k
Rr. “MINE PEZA ” ngjitur me zyrat e UKT
Tirana-Albania
Tel/Fax: +35542223666
Cel: 0662066808 (sms)
E-mail: luma-union-travel@hotmail.com
luma-travel@hotmail.com
www.luma-al.com

Incoming search terms:

Leave a Reply

Rezervo Bileten