Instalohet një sistem i përparuar i informacionit për fluturimet në kohë reale në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

 

• TIA vazhdimisht përmirëson shërbimet e ofruara
• Informacion akoma më i detajuar në faqen e internetit të TIA-s

Duke filuar nga data 1 dhjetor, informacioni në kohë reale mbi fluturimet, në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), është i lidhur direkt me sistemin e automatizuar të aeroportit. Gjatë kësaj kohe, TIA ka testuar mbarëvajtjen e këtyre zhvillimeve, për t’u ofruar pasagjerëve të saj informacionin më të saktë të mundur.

Ndryshimet në fluturime, vonesa dhe anullime, reflektohen tashmë menjëherë on-line për të gjithë pasagjerët dhe për personat e interesuar mbi këto informacione. Kështu pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet TIA-s tani mund të shikojnë në faqen e internetit nëse ka pasur ndonjë ndryshim të minutës së fundit për fluturimin e tyre, para se të nisen për në aeroport. Gjithashtu, ata të cilët presin pasagjerët në mbërritje në TIA, kanë mundësinë për të kontrolluar on-line para se të nisen për në aeroport, kur pritet të ulet avioni, nëse ka vonesë apo edhe në disa raste anullime.

“Marrja e informacionit të përditësuar është vendimtare për pasagjerët dhe familjen apo miqtë e tyre. Kjo është arsyeja pse ne jemi të kënaqur që kemi mundësi të lehtësojmë sadopak jetën e të gjithë personave të cilët në njëfarë mënyre kanë lidhje me aeroportin, dhe për të ndihmuar pasagjerët tanë qoftë në udhëtime biznesi apo për pushime”, tha Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Znj. Andrea Gebbeken .

TIA është duke punuar vazhdimisht për ta bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të sigurtë për pasagjerët e saj. Me këtë shërbim të përmirësuar, TIA rrit edhe më tej standardet e saj dhe në të njëjtën kohë u ofron klientëve dhe palëve të interesuara një shërbim akoma më të mirë. Tashmë informacioni i saktë në kohë reale mbi fluturimet mund të gjendet në faqen kryesore të internetit të TIA-s: www.tirana-airport.com

airport tirana1

Leave a Reply

Rezervo Bileten

Recent Search Terms

bileta turqi shqiperi, bileta avioni me ulje cmimi, agjensi turistike me avion per athine, bilet udhtimi nga gjermania ne kosov, dt 11 2017 trageti dures bari, transporti i avjonave, athin- sarand autobus araret e nisjes, linj atobuzi athin sarand, voli verona tirana, bileta avioni te lira, erlitrevell bileta avioni tiran napoli vajtje ardhje, zyrat e alitalia ne shqiperi, vajtje ardhje cmimi bilete avioni, pronotim bilete vajtje ardhje shqipri greqi cmimi, pronotim bilete shqipri greqi cmimi, agjenci fluturimesh torino tirana, alvavel elbasan cmim, agjencia udhetimi ne lushnje, aier albania, linjat tiran athin, linjat selanik athin, orar avioni nju jork- stamboll date 06 dhjetor 2017, kompanija e biletave myzku, blu panorama bileta avioni për muajin janar 2018, 18 12 2017 bilet avioni tiran-rodos, linj avionash per usa, bileta avjoni 2017, bileta avjoni, bileta autobuso durres napoli, bileta avioni shqiperi itali, bileta avioni, bileta avioni tirane milano, 2017 bileta tirane suedi, biletAt tiran piza, bileta avioni selanik brussels, bileta avioni te lira nga selaniku bruksel lahanasi, bileta avioni te lira nga shiprija belgjik, bileta te lira nga londra ne tirane, bileta udhetimi tirane frankfurt, linjat me te lira ajrore, biletat e avionit tirane verona, bileta avjoni per stokoln, fotografit e avionave, avioni ne prishtin, Tirana international Airport, yhs-fh_lsonswrow, bileta avjoni greqi, oraret e fluturimeve rinas, bileta avioni tirane cuneo dhjetor 2017, bileta avioni rinas bari