Categorized | Agjencionet Turistike

Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur në Shqipëri

Shqipëria është vendi më i fundit i Ballkanit që kërkon t’i bashkohet Bashkimit Europian. Për ta bërë këtë duhet të bindë Brukselin se ka luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Brigjet e saj të zhveshura dhe malet e pashkelura, duket sikur rrëfejnë izolimin e këtij vendi, i cili vuajti regjimin komunist për një gjysmë shekulli. Në kohën e komunizmit, kanali i Korfuzit ishte si një tunel, ku në fund mund të gjeje dritën e kërkuar. Shumë shqiptarë të dëshpëruar tentuan të kalonin kufirin përmes këtij kanali, duke u përpjekur ta kalonin me not dhe të maskuar me goma automjetesh, disa ia dolën, disa të tjerë jo.Kur komunizmi më në fund u dhemb, Shqipëria hyri në një tjetër kolaps, atë të vitit ’97. Shqipëria u bë vendi i fundit në Ballkan që hyri në luftë civile në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur demokracinë e vërtet.

sarande

Por çfarë imazhi ka sot Shqipëria? Për shumë vende në Europë mbetet i njëjti imazh pozitiv, por ky zgjat derisa shkel në këtë vend. Tashmë e gjithë riviera me bunkerë i përket së shkuarës. “Mirë së vini në rivierën shqiptare”, kjo është ajo që të pret tashmë në vijën bregdetare, çadra dielli dhe plazhe. Në të gjithë vijën ka plazhe dhe lulëzojnë bizneset dhe dyqanet, të cilat kanë gjithçka që u duhet turistëve. Ka gjelbërim dhe palma, ka shabllone, parqe ujore, varka dhe mjete lundruese për të gjitha moshat, si edhe apartamente e hotele nga më të mirët. Ka gjithashtu edhe shumë automjete të shtrenjta. Era, një shqiptare mjaft e bukur me flokë të zinj, punon si udhërrëfyese dhe shoqëruese për turistët e huaj, të cilët duan të mësojnë më shumë për Shqipërinë e re. Një herë e një kohë, gjuha e saj e dytë ishte rusishtja, por tani është anglishtja dhe ajo e flet mjaft mirë. Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 23 qershor dhe Era është mjaft e kanëaqur me rezultatin.

“Shqipëria po bën një progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë”, thotë ajo për BBC-në. “Shumë gjëra po ndryshojnë për mirë këtu”. Ajo është 40 vjeçe dhe i mban mend mirë ditët e së shkuarës së errët. Kur ajo ishte një vajzë e vogël, të rinjtë e Shqipërisë ishin të detyruar të punonin nëpër toka bujqësore të dielave. Ata mbillnin bimë dhe pemë frutore nga më të ndryshmet. Gjithsesi, agrikultura dhe peshkimi janë ende mjaft të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë, por rroga mesatarja e një shqiptari është ende e vogël, 200 paund në muaj, 32,800 lekë.

Por, pensionistët marrin më pak se gjysmën e saj. Njerëzit ndihmohen shumë nga fëmijët e tyre, thotë Era, dhe sidomos nga të ardhurat e të afërmeve të tyre emigrantë. Gjithsesi, ka edhe probleme të tjera me ekonominë shqiptare, e cila është në tranzicion. Ka ndërtime gjithandej, infrastruktura mbetet ende larg të qenit e kënaqshme. Ka shumë automjete, por jo vende të mjaftueshme parkimi. Ka mallra të limituara konsumi, por cilësia mbetet mjaft e mirë, si edhe ka vetëm një aeroport, i cili mban emrin e Nënë Terezës. Gjithsesi, ai është afër kryeqytetit, i cili është 6 orë larg Sarandës.

Pavarësisht këtyre mangësive, asgjë nuk mund ta venitë optimizmin e Erës. “Ne shpresojmë shumë që politikanët e rinj do të bëjnë gjëra më të mira për të ardhmen”. Era beson se qeveria e re, e cila do të kryesohet nga Edi Rama, do të bëjë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pavarësisht problemeve të mëdha që ka Shqipëria me zbatimin e ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Ajo çka është më e rëndësishme është se kryeministri i ri, Edi Rama është i i vendosur për të luftuar çdo fenomen negativ.

Leave a Reply

Rezervo Bileten