Categorized | Belle Air

Belle Air – Me ne udhëtojnë të gjithë!

Belle-Air-Albania-0

BELLE AIR është një shoqëri tregtare me kapital tërësisht shqiptar, e krijuar në vijimësi të një nisme biznesi familjar prej vitit 1992, e cila, në mënyrë modeste e me përkushtim, ka ndërtuar dhe zhvilluar një kompani ajrore të suksesshme duke filluar nga viti 2005 deri më sot.

Misioni ynë është të krijojë linja të rregullta ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe destinacioneve Europiane, duke u bërë kompania më e preferuar nëpërmjet ofrimit të mundësive të udhëtimit për të gjithë grupet shoqërore e të gjitha moshat, emigrantë e turistë, të punësuar e biznesmenë, shqiptarë e të huaj si dhe rritjes së transportit ajror me standartet më të larta të Cilësisë e të Sigurisë ajrore.

Kemi arritur ta realizojmë misionin tonë duke ofruar 24 linja të rregullta ajrore nga aeroporti i Tiranës, duke vënë në dispozicion 7 avionë të gjeneratës së fundit. Kemi transportuar në këto linja mbi 830 mijë pasagjerë në vit, duke konkuruar suksesshëm mes 12 kompanive te tjera ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, si Austrian Airlines, Alitalia, Air One, British Airways, Lufthansa, Turkish Airlines, Olympic Air, Jetairfly etj.

Bellair-tirana-1

BELLE AIR është një faktor i rëndësishëm social dhe ekonomik në Shqipëri. Renditur midis 10 bizneseve më të mira Shqiptare aktiviteti i Belle Air ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte në rritjen e PBB, duke sjellë një efekt zinxhir në aktivitetet ekonomike të lidhura me aktivitetin e Belle Air.

Në një xhiro vjetore mbi 100 milion EUR, mbi 90% e shpenzimeve vjetore të kompanisë i përkasin zërave të: shpenzimeve të pagave dhe kontributeve shoqërore, shërbimeve dhe taksave aeroportuale, taksave të pasagjëreve, shpenzimeve për karburant, qerave operacionale e financiare dhe zërave të mirëmbajtjes së flotës, te cilat garantojnë sigurinë e vazhdueshme dhe përputhshmërinë me standartet e enteve rregullatore europiane dhe vendase.

Mbi 70% e këtyre shërbimeve dhe pagesave kryhen brenda Shqipërisë duke patur ndikim direkt mbi të ardhurat e buxhetit të shtetit nga taksat, mbi të ardhurat e Aeroportit Nënë Tereza, mbi të ardhurat e qindra agjencive që operojnë për Belle Air si dhe mbi shumë aktivitetete dhe biznese të tjera të ndërlidhura.

Belle Air-2

Belle Air ka të punësuar në Shqipëri rreth 400 punonjës, ku 85% është staf shqiptar, i motivuar e cilësor e faktor kyç për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë. Ne investojmë vazhdimisht për trajnimin dhe kualifikimin e tyre duke synuar gjithashtu krijimin e një brezi profesionistësh në industrinë e aviacionit civil, të munguar gjatë dekadave të shkuara. Ne aplikojmë një politikë të ndershme dhe transparente punësimi dhe promovimi të stafit e cila nuk diskriminonon asnjë përkatësi etnike, fetare apo politike.

Belleair-Albania-3

Në të ardhmen e afërt BELLE AIR planifikon shumë projekte të tjera në Shqipëri të lidhura me industrinë e Aviacionit e të Turizmit, që do sjellin të tjera punësime, më shumë profesione të reja, më shumë të ardhura për punonjësit dhe familjet e tyre dhe rrjedhimisht më shumë kontribute në taksa dhe tatime për shtetin.

Në vitin 2012 Belle Air është renditur e 45-ta nga 50 kompanitë më të mira në botë anëtare të IATA përsa i përket fitimit operacional. (WATS 2012, Top 50 Airlines).

Belleair-4

 

Incoming search terms:

Leave a Reply

Rezervo Bileten

Recent Search Terms

bileta turqi shqiperi, bileta avioni me ulje cmimi, agjensi turistike me avion per athine, bilet udhtimi nga gjermania ne kosov, dt 11 2017 trageti dures bari, transporti i avjonave, athin- sarand autobus araret e nisjes, linj atobuzi athin sarand, voli verona tirana, bileta avioni te lira, erlitrevell bileta avioni tiran napoli vajtje ardhje, zyrat e alitalia ne shqiperi, vajtje ardhje cmimi bilete avioni, pronotim bilete vajtje ardhje shqipri greqi cmimi, pronotim bilete shqipri greqi cmimi, agjenci fluturimesh torino tirana, alvavel elbasan cmim, agjencia udhetimi ne lushnje, aier albania, linjat tiran athin, linjat selanik athin, orar avioni nju jork- stamboll date 06 dhjetor 2017, kompanija e biletave myzku, blu panorama bileta avioni për muajin janar 2018, 18 12 2017 bilet avioni tiran-rodos, linj avionash per usa, bileta avjoni 2017, bileta avjoni, bileta autobuso durres napoli, bileta avioni shqiperi itali, bileta avioni, bileta avioni tirane milano, 2017 bileta tirane suedi, biletAt tiran piza, bileta avioni selanik brussels, bileta avioni te lira nga selaniku bruksel lahanasi, bileta avioni te lira nga shiprija belgjik, bileta te lira nga londra ne tirane, bileta udhetimi tirane frankfurt, linjat me te lira ajrore, biletat e avionit tirane verona, bileta avjoni per stokoln, fotografit e avionave, avioni ne prishtin, Tirana international Airport, yhs-fh_lsonswrow, bileta avjoni greqi, oraret e fluturimeve rinas, bileta avioni tirane cuneo dhjetor 2017, bileta avioni rinas bari