Categorized | Agjencionet Turistike

Vendi pranë dritares, i rrezikshëm për shëndetin

Përballimi i një fluturimi shumë të gjatë, duke qëndruar pranë dritares së aeroplanit, mund të rrisë rrezikun e trombozës së venave. Kjo gjë është zbuluar nga një kërkim i Kolegjit Amerikan të Mjekëve të Kraharorit (ACCP). Për personat që bëjnë vazhdimisht udhëtime të gjata, qëndrimi në këtë pozicion rrit faktorin individual të rrezikut. Ky është një element i cili duhet të merret në konsideratë në momentin që merrni medikamente për një sëmundje të caktuar. Faktorët e tjerë të rrezikut të cilët duhet t’i keni parasysh janë mosha (të qenët i moshuar), shtatzënia dhe përdorimi i pilulave kontraceptive.

air-france-seatEkspertët kanë zbuluar gjithashtu se e ashtuquajtura “sindroma e klasës ekonomike” është thjesht një legjendë. Në fakt, rreziku i zhvillimit të një mpiksjeje gjaku gjatë një fluturimi mbi një distancë të gjatë është i njëjtë si për ata që qëndrojnë në vendet me të mira, të klasit të parë, ashtu edhe për ata që qëndrojnë në ato më pak të mira, apo ekonomike. Këtë e konfirmon edhe dr. Mark Crowther nga Universiteti i McMaster, Ontario.

Tromboza venoze është një patologji e cila ndodh kur formohen mpiksje të gjakut. Zakonisht kjo gjë ndodh te këmbët. Nëse kjo mpiksje prishet, atëherë kjo mund të çojë në emboli pulmonare. Sipas studimit të publikuar te gazeta e Kolegjit Amerikan të Mjekëve të Kraharorit rreziku i zhvillimit të një mpiksjeje gjaku gjatë një fluturimi në distancë të gjatë është shumë i ulët për pjesën më të madhe të njerëzve. Por ai rritet kur bëhet fjalë për një udhëtim që zgjat nga 8 deri në 10 orë. Elementi i rrezikut të vërtetë, i lidhur me vendin pranë dritares, qëndron në faktin se ai është pozicioni më sedentar gjatë gjithë fluturimit.

Ata që zënë vendet e mesit dhe të jashtmit e kanë shumë bezdi të çohen për t’u hapur vend për të lëvizur atyre që qëndrojnë pranë dritares. Në këtë mënyrë këta të fundit janë të destinuar të qëndrojnë vetëm ulur që nga nisja deri në mbërritje. “Qëndrimi pa lëvizur për shumë kohë mund të rrisë rrezikun e formimit të ndonjë mpiksjeje gjaku”, konfirmon Dr. Crowther. Faktorë të tjerë rreziku që mund të përkeqësojnë situatën janë obeziteti dhe pirja e duhanit, edhe pse nuk janë gjetur lidhje të drejtpërdrejta me patologjinë.

Përveç këtyre, nëse keni bërë një ndërhyrje kirurgjikale ose keni një predispozitë gjenetike në formimin e mpiksjeve atëherë mos i nënvlerësoni këta dy faktorë të rrezikshëm që ndikojnë drejtpërsëdrejti në formimin e trombozës venale. Udhëzimet e formuluara nga revista “Chest” u rekomandojnë udhëtarëve që të çohen shpesh dhe të shtriqen gjatë fluturimeve të gjata. Të shkojnë shumë herë në tualet, edhe nëse nuk e kanë të nevojshme për të shkuar. “Distanca nga vendi juaj deri në tualet do ta vërë patjetër në lëvizje trupin tuaj dhe veçanërisht enët e gjakut.

Ndërkohë që qëndroni ulur mund të masazhoni lehtë këmbët apo duart tuaja. Ndërkaq, mos i nënvlerësoni lëvizjet e duarve kur flisni me dikë aty pranë”, thuhet në guidën e “Chest”. Por asnjëherë nuk duhet të kaloni në ekzagjerim. Dr. Gordon Guyatt, i cili ka përzgjedhur mjekët që janë përfshirë në këtë studim, ka vënë re një rritje të vëmendjes në parandalimin e kësaj sëmundjeje: “Shumë pacientë janë duke marrë trajtime të panevojshme, të cilat japin pak përfitime dhe mund të prodhojnë efekte anësore”.

Leave a Reply

Rezervo Bileten

Recent Search Terms

bileta turqi shqiperi, bileta avioni me ulje cmimi, agjensi turistike me avion per athine, bilet udhtimi nga gjermania ne kosov, dt 11 2017 trageti dures bari, transporti i avjonave, athin- sarand autobus araret e nisjes, linj atobuzi athin sarand, voli verona tirana, bileta avioni te lira, erlitrevell bileta avioni tiran napoli vajtje ardhje, zyrat e alitalia ne shqiperi, vajtje ardhje cmimi bilete avioni, pronotim bilete vajtje ardhje shqipri greqi cmimi, pronotim bilete shqipri greqi cmimi, agjenci fluturimesh torino tirana, alvavel elbasan cmim, agjencia udhetimi ne lushnje, aier albania, linjat tiran athin, linjat selanik athin, orar avioni nju jork- stamboll date 06 dhjetor 2017, kompanija e biletave myzku, blu panorama bileta avioni për muajin janar 2018, 18 12 2017 bilet avioni tiran-rodos, linj avionash per usa, bileta avjoni 2017, bileta avjoni, bileta autobuso durres napoli, bileta avioni shqiperi itali, bileta avioni, bileta avioni tirane milano, 2017 bileta tirane suedi, biletAt tiran piza, bileta avioni selanik brussels, bileta avioni te lira nga selaniku bruksel lahanasi, bileta avioni te lira nga shiprija belgjik, bileta te lira nga londra ne tirane, bileta udhetimi tirane frankfurt, linjat me te lira ajrore, biletat e avionit tirane verona, bileta avjoni per stokoln, fotografit e avionave, avioni ne prishtin, Tirana international Airport, yhs-fh_lsonswrow, bileta avjoni greqi, oraret e fluturimeve rinas, bileta avioni tirane cuneo dhjetor 2017, bileta avioni rinas bari